Qytetari ‘kap mat’ kryeministrin për çmimin e naftës, ja reagimi i Ramës

Pas rritjes së çmimit të naftës në këtë fillim shkurti, kryeministri Rama ka pasur replika me një qytetar në faqen e tij në Facebook.

Qytetari i ka kërkuar llogari Ramës duke i thënë se qeveria duhet të vendosë një çmim tavan, pasi Shqipëria është vendi më i varfër në rajon.

Ndërkohë Ramë i është përgjigjur se ky është një problem jo vetëm i Shqipërisë, ndërsa për rrogat Rama thotë se janë rritur dhe do të rriten.

“Shume mire qe ecen keshillimi, po per cmimin e naftes mund te behet ndonje gje? Te limitohet deri diku , apo kush nuk e perballon dot mos i afrohet karburanteve ? Sinqerisht problem me te mash se cmimi i shportes, karburantit dhe rrogat e uleta nuk ka ne kete vend. Keto jane paresore , te tjerat pastaj zgjidhen me me terezi”, ka thënë qytetari.

“Rritja e cmimeve eshte nje problem i pergjithshem sot, mjafton te shihni Kosoven per te mos shkuar me larg, nderkohe qe sic kam premtuar ne po mbajme me shume kosto per buxhetin, mburojen mbi cmimin e energjise per konsumatoret familjare e biznesin e vogel, qe kudo ka kercyer e po kercen lart! Sa per rrogat ato jane rritur e do vazhdojne te rriten, por rritja e rrogave nujk behet sipas deshires sone, pasi une i pari do doja t’i rrisja menjehere te gjitha, por cdo rritje jashte mundesive, do te thote falimentim total ne pak muaj si ne kohen e Sudes, prandaj duhet pune e durim, per t’u ngjitur me kembe ne toke s’ka asnje rruge tjeter te sigurte”, është shprehur Rama./albeu.com/

Loading...