Kryeministri Edi Rama është përlotur kur përpara tij është shfaqur një foto me të ëmën e ndjerë, Anetën. Në imazhin e publikuar në studion e “E diell” ku dhe vetë Rama ishte i ftuar, kryeministri dukej një bebe në krahët e nënës së tij.
I pyetur nga Edi Manushi, Rama i prekur, tregoi se ato foto, si dhe shumë te tjera, ua bënte babai i tij me një apparat që kishte marrë që kur ishte student.
Pjesë nga biseda:
Edi Manushi: Kjo është një nga fotot e bukura dhe të rralla me nënën tuaj, shumë e bukur, kur po e shihnim para emisionit. Na e trego si ka qenë fëmijëria jote. Le të rrimë pak këtu, sepse nuk është nga ato fotot tipike të asaj kohe …
Edi Rama: Im atë kishte një aparat fotografik që e kishte marrë që kur ishte student dhe kishte një laborator të vogël në studion e tij dhe ai i bënte këto fotografi.