Einxhel Shkira është revoltuar në rrjetet sociale pasi u mbrëmjen e djeshme u gjobit se theu dy rregullat e vendosura nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së COVID.
Moderatorja e njohur u ndëshkua pasi u kap nga patrulla e policisë duke ecur pa maskë dhe pas orën 22:00.
Ajo u shpreh se e kaloi koronavirusin, ndaj nuk përbën rrezik për të infektuar të tjerët, gjithashtu edhe në rrugë po ecte e vetëm dhe pranë saj s’kishte njerëz.
“Ky muhabeti i karantinës në orën 22:00 paska qenë serioze, s’paska qenë një shaka. Sepse sapo kalova dy patrulla, të parës i shpëtova pa marrë gjobë sepse para meje ishin dy çuna dhe një grua që po merrnin gjobë dhe unë rrëshqita anash si skuthe dhe bëra sikur nuk i pashë dhe të dytën tek lagjja ku më thanë që sapo kisha bërë dy shkelje, kisha kaluar orarin dhe s’kisha maskë.
Nëse unë e kam kaluar COVID dhe s’ka kush të ma ngjisë dhe kujt t’ia ngjis pse duhet ta mbaj maskën? Dhe nëse unë jam vetën në rrugë, pse duhet ta mbaj maskën? Ti kur je vetëm në shtëpi, e përdor prezervativin,”- i shpreh Einxhel Shkira.