Rihapet qarkullimi normal në autostradën Tiranë-Durrës

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat njofton se janë mbyllur punimet me qëllim shmangien e përmbytjeve në autostradën Tiranë-Durrës. Tashmë qarkullim i mjeteve bëhet normalisht në të dyja drejtimet.

“Përfundoi brenda afateve ndërhyrja me guardrela në autostradë për shmangien e përmbytjeve në këtë segment. 

Rruga është hapur dhe qarkullimi i mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës është normal, me 2 korsi në të dyja drejtimet”, njofton ARRSH. Në pak muaj kjo ka qenë ndërhyrja e tretë në autostradë.
Gjatë stinës së verës u bë riparimi i shtresave të asfaltit, ndërsa kjo pasoi me ndërhyrje në vendosjen e tombinave me qëllim pengimin dhe shmangien e përmbytjeve duke u mbyllur përfundimisht me vënien e ndarëseve

Loading...