Rregulla të reja për udhëtimin në SHBA e Gjermani, publikohen njoftimet zyrtare

Gjermania dhe SHBA kane njoftuar aplikimin e rregullave te reja per hyrjen ne keto shtete te qytetareve nga Shqiperia.

Njoftimi i Rinasi:
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në SHBA
Duke filluar nga 26 janari, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të paraqesin një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni.

Për më shumë informacion 👉 https://bit.ly/3srOFLA

E rëndësishme: Që prej ditës së diel – Testim i detyruar përpara hyrjes në Gjermani ❗❗❗
🔺 Qeveria Federale ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, këtu bën pjesë edhe Shqipëria. Që prej ditës së diel është në fuqi detyrimi i testimit përpara hyrjes në Gjermani: Personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të lartë (p.sh. në Shqipëri) duhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga infeksioni me Corona Virus SARS-CoV-2 (test PCR ose Antigenesh) dhe ta paraqesin, nëse u kërkohet, si përpara autoriteteve ashtu edhe përpara agjencisë së udhëtimit përpara nisjes së tij. Kjo rregullore vlen njësoj si për shtetas gjermanë ashtu edhe ata të kombësive të tjera.
🔺 Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 48 orë përpara hyrjes në Gjermani (prej momentit të marrjes së materialit).Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht. Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani.
ℹ️ Personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë apo ata që kthehen në Gjermani nga Shqipëria duhet kësisoj të mbajnë parasysh tre kritere:
– Hyrje vetëm me testim negativ
– 10 ditë karatinë e detyruar në Gjermani
– Regjistrimi i hyrjes (www.einreiseanmeldung.de)

Loading...