Sali Berisha feston 75-vjetorin e gruas: ‘Lili është perëndeshë në tokë! Vetëm për 5 korrikun flasim në shtëpi’

Sali Berisha ka postuar një foto në rrjetet sociale, kur ka qenë i ri, për të uruar të shoqen për ditëlindje.

“Sot super festa e familjes tonë!

Ditëlindja e Lilit dhe 52 vjetori i martesës tonë.

Miq, 5 korriku është festa e festave tona familjare. Së pari sot kemi ditëlindjen e Lilit, që është ne fakt kryeditëlindja apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.

Por sot kemi dhe 52 vjetorin e martesës, e udhëtimit tonë të pëbashkët. Ndaj dhe sot mirënjohja e pakufijshme e imja dhe dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë dhe sakrificat e saj ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri vërtetë i jetës tonë perëndesha jonë në tokë!

Gëzuar Lili 75 vjetorin dhe me deshirën e Zotit edhe shumë, e shume vite të tjera”, shkruan ai.

Kujtojmë që ashtu si Saliu, edhe Liri Berisha, është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.

Loading...