Sandër Prosi artisti i pazëvendësueshëm dhe i pakrahasueshëm

Më gjashtë janar të vitit 1920 në qytetin e Shkodrës lindi aktori, Aleksandër Prosi, por që njihet nga të gjithë si Sandër Prosi.

Sot bëhen 99 vite, që nga dita e lindjes së kolosit të kinematografisë shqiptare.

Shkollën e mesme, ai e kreu në Tiranë, por pas dy vitesh e ndërpreu sepse filloi punë në klinikën stomatologjike të xhaxhit në Tiranë.

Të gjithë e njohim, si aktor por Sandër Prosi ishte edhe një muzikant i pasionuar, njohës i disa instrumenteve muzikore, si violina, kitara dhe fizarmonika.

Në vitin 1942, ai luajti rolin e Vilhelm Telit në dramen “Vilhelm Teli” të F.Shilerit dhe që nga ajo kohë aktori do të numëronte me qindra role.

Mes të tjerash Sandër Prosi ishte dhe aktori, që luajti rolin e Ismail Qemalit në filmin “Nëntori i dytë”.

Ai vdiq, në mënyrë aksidentale gjatë xhirimit të filmit “Pranverë e hidhur” më 25 mars të vitit 1985. Sandër Prosi mban dhe titullin “Artist i Popullit”.

Loading...