Ndalohet shtetasi:
Y.Gj., 42 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë.
Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë më datë 28.11.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autorë i 8 vjedhjeve dhe konkretisht:
-Më datë 25.09.2018 është vjedhur banesa e shtetasit B.C.
-Më datë 02.07.2018 është vjedhur banesa e shtetasit Q.R.
-Më datë 31.07.2018 është vjedhur banesa e shtetasit K.P.
-Më datë 08.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit K.L.
-Më datë 12.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit T.S.
-Më datë 24.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit P.T.
-Më datë 06.03.2018 është vjedhur banesa e shtetasit R.R.
-Më datë 23.03.2018 është vjedhur banesa e shtetasit M.O.
Të gjitha këto vjedhje kanë ndodhur në fshatin Çukë të Sarandës.
Nga vjedhjet e kryera në banesat e sipërpërmendura ka rezultuar se shtetasi Y.Gj, ka vjedhur kryesisht orendi shtëpiake.