SEIT JONUZAJ, NJERIU QË SFIDON MOSHËN.
Seit JONUZAJ, sot në 92 vjetorin e lindjes, ndihet krenar për gjithshka bëri dhe realizoi në jetë, ndaj vetes, familjes dhe shoqërisë.
Krenar për pjesëmarrjen në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ndonëse në një moshë shumë të njomë, krenar për arsimimin e tij ushtarak brenda e jashtë vendit, krenar për vitet që shërbeu në Forcat e Armatosura si oficer marine, krenar për vitet si pedagog në përgatitjen e oficerëve të rinj detar, krenar për vitet pas daljes në pension për kontributin e dhënë në Organizatën e Veteranëve, shoqatën e Labërisë dhe në mënyrë të veçantë ndaj shoqatës së vendlindjes, Kallaratit, por optimist për të kontribuar akoma në të ardhmen, duke sfiduar vitet që mban mbi supe.
“Gëzuar, shëndet dhe jetë të gjatë Seit Jonuzaj”!
Kryesia e Shoqatës Kallarati