Në shoqërinë e sotme është e vështirë që të vdesësh atje ku ke lindur, ama që të ruash dhe mbash rrënjët kjo është shumë e rëndësishme, u shpreh sociologu i njohur Prof.
Gëzim Tushi gjatë ceremonisë për nder të dekorimit të tij.
Gezim Tushit me rastin e dekorimit të tij me titullin; “Personalitet të Shquar i Labërisë”.
Merrnin pjesë anëtar të shoqatës Laberia dhe Vërmiku, intelektual të qytetit të Vlorës, miq dhe familjar të zotit Gëzim Tushi etj.
Nderonte me prezencën e tij edhe Prefekti i Qarkut të Vlorës zoti Flamur Mamaj.
Fjalën e rastin e mbajti Kryetari i Shoqatës “Labëria” dega Vlorë zoti Ahmet Demaj, i cili vlerësoi lartë kontributin e Profesor Gëzim Tushit në shumë fusha të jetës në Vlorë dhe kudo ku ka punuar dhe jetuar.
Kanë folur për jetën dhe aktivitetin e Profesor Gëzim Tushit përfaqësues të Shoqatës “Vërmiku”, drejtusi i Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj” z. Çlirim Hoxha etj.
Të pranishmit i ka përshëndetur edhe Prefekti i Qarkut të Vlorës zoti Flamur Mamaj.
Më pas Kryetari i Shoqatës Mbarëkombëtare “Labëria” Prof. Dr. Ago Nexha i ka dorëzuar sociologut të njohur Gëzim Tushi vlerësimin “Personalitet i Shquar i Labërisë” për kontributin e vyer në fushën e studimeve filozofike dhe të sociologjisë në veçanti.
Për të pranishmit familja Tushi shtroi një kokteil.