Sopranoja amerikane, bashkëshortja e të riut nga Vlora promotore e artit, kulturës e muzikës shqiptare ne Amerike: “Krenare që më quajnë “Albanian girl”

Një çift bashkëshortesh që jetojnë në Amerikë e kanë shndërruar dashurinë e tyre për Shqipërinë edhe në një mision jete.

Sopranoja amerikane, bashkëshortja e të riut nga Vlora është një promotore e artit, kulturës e muzikës shqiptare ne Amerike sa tashme aji njihet si “Albanian Girl”.

Bashkëshortet Mario Rrapaj Dhe Carson Dorsi janë bëre të njohur në Shqipëri rreth 5 vite më pare, kohë kur i riu i propozoi për martese amerikanes në një mënyrë tepër të veçante në plazhin e Radhimës.

I riu shqiptar, improvizoi sikur u zhduk në det dhe më pas u shfaq me një guackë gjigande, brenda së cilës kishte fshehur një unazë.

Bashkëshortja e dirigjentit shqiptar, Carson Dorsey është një soprano e njohur amerikane e tashmë pas 5 viteve martese me djalin nga Vlora ajo është e dashuruar edhe me muzikën, artin e kulturën shqiptare, sa që i gjithë repertori i saj tashme është vetëm në gjuhën shqipe.

Carson nuk është dashuruar vetëm me Marjon por edhe me Shqipërinë dhe nuk humbet rast për ta promovuar atë në Amerikë, ku kanë themeluar fondacionin kushtuar muzikës shqiptare, International Albanian Music Foundation. Çifti jeton në Dallas të Texasit, por tashmë Carson njihet atje si ‘Albanian Girl’.

Loading...