Sot, para 36 viteve në Nju Delhi, humanistes së njohur shqiptare Nënë Terezës, iu dorëzua çmimi “Urdhëri i Nderit për Merita”

Sot, para 36 viteve në Nju Delhi, humanistes së njohur shqiptare Nënë Terezës, iu dorëzua çmimi “Urdhëri i Nderit për Merita”, nga Mbretëresha Elizabeth II, shkruan KultPlus.

Ky çmim iu dha Nënës Terezë, në shenjë mirënjohje për punën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të njerëzimit.

Në atë kohë Nëna Terezë ishte 73 vjeç dhe ishte qytetarja e pestë jobritanike që u vlerësua me çmimin ”Urdhëri i Nderit për Merita”, një çmim ky i cili Nënës Terezë iu dorëzua nga vetë mbretëresha.

Bashkangjitur gjeni linkun e artikullit që gazeta britanike, Upi, e publikoi kur u përurua ky çmim. / KultPlus.com

Loading...