‘Të fala nga Stresi’, reperi provokon nga arratia, telefonon policinë dhe…

Stresi ndodhet në arrati prej ditësh që kur u shpall në kërkim pas protestave të përshkallëzuara me dhunë për vrasjen e Klodian Rashës në Tiranë.

Ndërkohë, provokimet s’kanë munguar nga ana e reperit Arkimed Lushaj i njohur me emrin artistik “Stresi”.
Ai nga arratia shpeshherë duke sharë kreun e Qeverisë, kryeministrin Edi Rama ka treguar që nuk i frikësohet aspak policisë.

Këtë herë ai ka publikuar një video ku shfaqet një djalë që telefonon policinë dhe i bën të fala nga Stresi.

“Përshëndetje! E ngjo pak ke të fala nga Stresi. “-dëgjohet në video. Ndërkohë Stresi shkruan që të gjithë duhet të bëjnë të njëjtën gjë.

“Thirre policin 129 krejt 🤪🤪🤪🤪 tell them”- shkruan Stresi. /Lajm i fundit.al

https://www.instagram.com/p/CJBc6dqJzsb/?utm_source=ig_web_copy_link

Loading...