Tefta Radi rrëfen ëndrrën e Francesk Radit që ngeli përgjithmonë në sirtar

E ftuar në ‘Soiree’, Tefta ka folur pikërisht për këtë.

“Peng Frankoja kishte faktin që prej dy dekadash iu mohua e drejta për të qenë kantautor, për të bërë muzikën që donte, sepse në Fushë Arrëz iu ndalu dalja në skenë.

Në Fushë Arrëz u mor me grupet artistike dhe nuk u pendua kurrë. Përvetësoi veglat dhe instrumentet popullorë që i vyen më pas në krijimtarinë e tij muzikore.

Ishte një peng i madh sepse t’i heqësh të drejtën e krijimtarisë një autori është e tmerrshme, nuk mund të imagjinohej”, ka treguar Tefta Radi.

Po ashtu, ajo ka rrëfyer se një tjetër ëndërr e të shoqit që ngeli përgjithmonë në sirtar ishte që këngët e tij t’i kthente dhe në gjuhën angleze.

Loading...