Thoma Pesha aktori i Teatrit te Gjirokastres

Thoma Pesha (1938-2014). Lindi me 28 Nentor 1938 ne fshatin Labove e Madhe ( e Zhapes ). Shkollen fillore e mbaroi ne vendlindje, kurse te mesmen teknike ne Vlore. Me kthimin ne Gjirokaster filloi aktivitetin si amator ne estraden e qytetit. Me 28.11. 1968 ishte nje nder 6 aktoret e zgjedhur amatore me te cilet u krijua teatri profesionist i Gjirokastres.

Me pas perfundon me sukses kursin 1-vjecar ne Studion prane Teatrit Popullor te Tiranes ku pedagog kishin te madhin Kadri Roshi. Per diplomim iu dha roli i Leninit per te cilin punoi me Lazer Filipin. Per 25 vjet rrjesht ka luajtur ne skenen e teatrit te Gjirokastres rreth 60 role, nga te cilet 30 kryesore dhe 15 te dyta (duke mos harruar ketu edhe role episodike ne filma te ndryshem kinematografike). Vlejne te permenden rolet kryesore tek drama ” Kurbeti” e Cajupit apo ”Vatra e huaj” ( ”Shtepia ne qytet” ) e Ndrek Luces qe ne Festivalin e teatrove profesioniste ne Shkoder paten nje sukses te madh.

Nje rol kryesor qe eshte pelqyer jashte mase jo vetem prej publikut te Gjirokastres, Fierit, Tiranes, por edhe prej specialisteve e kritikeve letrar ( si Miho Gjini etj.) ka qene roli i Trush Marines tek drama ” Fundi i sinoreve ”, me autor Maku Pene nga Fieri. Me vone pasojne rolet e Mato Grudes te drama ”Njeriu me top” e Dritero Agollit, e Piro Shpiragut tek ” Mulliri i Kost Bardhit” te Jakov Xoxes, e priftit franceskan tek drama ” Gryka e Namun” e Kol Jakoves, drejtorin te drama ” Drita ” e Mimika Luces, etj , etj.

Dy dramat e fundit qe ka luajtur para se te dilte ne pension jane, ”Kenge djepi e shitur” dhe ” Erashka”. Gjate karieres se tij artistike ka bashkepunuar ngushte me regjizorin e teatrit te Gjirokastres Bernard Kokalari, por edhe me artiste te tjere te medhenj si Pjeter Gjoka, Dhimiter Pecani, Piro Mani, Mihallaq Qilleri e shume e shume te tjere . Ndahet nga jeta ne 16 shkurt 2014.

Loading...