Rjedh nga nje familje Gjirokastrite. Shkollën e mesme e mbaroi në Vlorë dhe Institutin e Lartë të Arteve në degën Dramaturgji në Tiranë në vitin 1970. Timo Flloko pa mëdyshje mund të quhet një yll i kinematografisë shqiptare, nga të paktët aktorë shqiptarë të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre ekskluzivisht filmit. Është gjithashtu një nga pedagogët më të respektuar të Akademisë së Arteve. Prej disa vitesh ka zgjedhur të jetojë duke ndarë kohën e tij mes Amerikës dhe Shqipërisë.Gjate qendrimit te tij ne Amerike prej shtate vitesh arriti te futet edhe ne boten e Holliwodit ku luajti ne disa filma.Pas kthimit nga Amerika u kthye ne Tirane ku tani punon si pedagog ne Akademin e arteve ne Tirane ne degen e aktrimit dhe regjizures
Hyri në kinema shumë i ri, vetëm 19 vjeç. Por dy filmat e tij të parë, “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) dhe “Përse bie kjo daulle” patën fat të keq. U ndalua nga regjimi i kohës për arsye banale. Brezat e njohën dhe e çmuan talentin e tij më së pari në rolet e Meços në filmin “Kur zbardhi një ditë” dhe Kabos në “Malet me blerim mbuluar”, të xhiruar në vitin fatlum 1971. Niveli i interpretimeve të tij filmike erdhi gjithmonë duke u rritur. Pasuan Kanani tek “Shtigje lufte” (1976) dhe Luani tek “Lulëkuqet mbi mure”, ky i fundit i nderuar me Medaljonin e Festivalit të Filmit, më 1977.
Filmografia
Watch! (2008) …. Andrea
Pamje nga ura (2007) teater
Stay Awake (2006)…..Mirosh
In Between (2006/I)……Nick
Syri magjik (2005)…..Niko
Evil Never Dies (1999) (episodi i V)…. Mustafa
Angel’s Dance (1999)…. Shanku (The Shank)
K-911 (1999) (V)…. Xhonson (Johnson)
Përdhunuesit (1995)
Loin des barbares (1994)…. Vladimiri
Vdekja e kalit – (1992)…..Agroni
Balada e Kurbinit (1990)……Gurgen Dreni
Binarët (1987)…… Asimi
Vrasje në gjueti (1987)……
Fillim i vështirë (1986)……Bujari
Rrethimi i vogël (1986)……Shoku Agron, kryetari
Të paftuarit (1985)……
Militanti (1984)……Visar Shundo (Vasil Shanto)
Nata e parë e lirisë (1984)……Ceçemi
Ballë për ballë (1979)……Inxh. Sergej
Liri a vdekje (1979)……Cerçiz Topulli
Njeriu me top (1977)……Mato Gruda
Lulekuqet mbi mure (1976)……Luan Sina, mësuesi
Shtigje lufte (1974)……Kanan Tafili (Kajo Karafili)
Kur zbardhi një ditë (1971)……partizan Meço
Malet me blerim mbuluar (1971)……Kapo Dalipi
Përse bie kjo daulle – (1969)……
Gadhnjim mbi vdekjen – (1967)……Fatosi