‘Trio vlonjate’ e papërsëritshme! – Nga Gëzim Llojdia

Dossier
Trio Vlonjate
Gezim LLojdia
1.
Në përmasat e kohës,kur erdhi në jetë,trio-vlonjate u gjetë në një terren të përshtatshëm, gati prush e flakë mund të quhet në gjuhën vëndase.
Një “kohë e urie”,për shpirtin varfanjak,
ndihej për këngën qytetare vlonjate.
Këngën popullore qytetare të këtij lloji,shoqëruar me instrumenta popullor,që u përhap dhe rrugënisi me të, vërtetë një traditë të bukur.
Ishte llohë dimri, gjithsesi nuk mbetej shumë përcaktuese stinë-ardhja.
Rëndësi përbënë, që në jetën e këngës popullore shqiptare u shfaq,lindi ose erdhi trio vlonjate,një grup solid,me zëra harmonik ,grup brilant me tre vetë përbërësit e saj.
Ardhja e saj është si: -Kohë-pritja e zonjës mëmë për të birin, -Malli i nusës për burrin,
-Malli i të atit për fëmijën.
Koha e trio vlonjate,është në vitet ‘70.
Një çerek shekulli më parë në qytetin bregdetar,në sallën e estradës u lind një grup i vogël brilant,i emërtuar thjeshtë dhe qartazi :”Trio vlonjate”,por në thelb nënkuptonte treshen e një grupi popullor të këngës qytetare me protagondist: Meliha Doda,
Konstandin Thana,
Reshat Osmani.
2.
A ndihet sot, silueta e trios vlonjate në këtë kohë rroku e gjithfarë rryme muzikore?Specialistët shprehen se triot nuk para vijnë shpesh,si punë yllnajash vijnë sjellin ndriçimin e tyre,zhduken.
Në të vërtetë edhe poezia,kënga pra ai frymëzimi një burim e kanë prej andej nga qiell-hapësira e pamatshme.
Ndoshta ajo nuk erdhi me të qara me zhurmë si çdo ardhje në jetën tonë,por e ëmbël,e ngrohtë,
befasuese,frymëzuese.
Kështu e përcaktojnë bashkohësit e saj, ardhjen e këtij grupi si dhe të tjerave të këngës shqiptare të muzikës popullore.
Duke rikthyer në mëndje trion vlonjate dhe muzikën popullore ,sot ka një shpërfytyrim të këngës popullore por jo në të gjitha rastet, por në të shumtën e gjërrave kënga e këtij lloji mbrinë me rrëmuj e zhurma herë e kopjuar nga fqinjët herë e vjedhur diku më larg,por sa dhimbje ndjen,o Zot sa nervozë bëhesh kur shpirti që kërkon muzikën e bukur tabanin e tij po rrëshqet,më ankohej një kompozitor i këtij qyteti.
Risit dhe traditat, që po ndryshojnë kaq befasisht e çmendurisht,po shëmbet përpara teje si një ngrehinë e tërë,shkrumb e hi,ajo pjesë e asaj gjenerate,
që sollën mbeten të papërsëritshëm,ato këngë,melodi plot nur e hire,ëmbëlsisht si mjalti, bukurisht si bukuria,që nuk dihej nga cili element i shpirtit krijues ishin krijuar muzikalisht duken se s’po na mbrijnë siç i prisnim vetëm të sjellura të përpunuara pa origjinalitet.
3.
Kështu 60 vite më parë,nën grinë e qytetit detar,nën erën e jodit,por pa e ndryshuar grafikën e ekzistencës së tij,u ngjiz një grup muzikor,i vetmi me tre pjesmarrës të zgjedhur.
Ishte :”Trio vlonjate ,lindur mes lotëve,melodive dhe poezisë së bukurisë.60 vjet më parë,”diagrami i grupeve muzikor”, pësoi një lëvizje jashtë të zakonshmes,
ishte tregues domethënës,
për shpirtëra,që hapësira kërkonin,a ndoshta më bëhet ta quaj një soj eklipsi , por i hënës muzikore!
Tre emra të një grupi si trio vlonjate.
Meliha,
Konstandin,
Reshat.
Në një segmentim të këtij grupi gjenë ,2 zëra burri dhe të një zë femre.
Një kombinim i gjetur lehtësisht në tabanin e popullit,në folkun lab.
Mbi këtë gjurmë u muar referimi rreth një pike të vetme.
“Trio vlonjate “erdhi , jetoi ndoshta mbi 600 vjet,rrugë e ngjeshur .
U shfaq si vegim boreal tek ne,por ende e pazbuluar mbetet qëndrushmëria e këngëve të saj,këngët e të cilit po bëhen burim në këtë kohë për këngëtarët rinjë
.Po përpunojnë tharmin thua!
Por deri më sot nuk ka asnjë këngëtarë a grup nga këta të sotmit të zhurmës, që të ketë bukurin e trios dhe ëmbëlsin e zërit të Meliha Dodës.
Por ,në të ardhmen se përjashtojmë këtë mundësi.Ndonëse trio po furnizion ritmikisht këngëtarët e sotmë,që kanë marrë dhe po marrin këngë të trios vlonjate,për repertorin e tyre.
4.
“Konstelacioni i yjeve këngëtarë”.Në kostelacionin e yjeve këngëtarve popullor,Meliha Dodën pa frikë do ta quaja një yllnajë të ndritshme.
Një gur i trio vlonjates,përmbanë më tepër një lartësi në murin e ngritur nga këngëtarët e këngës popullore qytetare.
Meliha Doda, këngëtarja e këngës popullore qytetare më e adhuruara për 30 vjet në muzikën popullore, më ka pritur në apartamentin e saj, pranë sahatit të lashtë në qëndër të qytetit rreth viteve 2000,ishte e vemtja artiste e këtij grupi artistik popullor qytetar që gjëndej në qytetin e saj.Reshati,artisti dhe kompozitori i këtij grupi të veçantë është shuar kohë më parë.Ndërsa Konbstandini u shua pas mergimit jashtë vendit.
Meli siç e thërrasin ”bukurinë e këngëve vlonjate”, ruante po atë timbër zëri si në rininë e këngëve të saj.
Melihaja është këngëtarja e këngës hymn të Vlorës ”Aromë portokalli”, melodin e saj dikur e dëgjoje aksioneve të rinisë në shpyllëzimet masive,në hekurudhat kur hapej trase më e re e ndonjë udhe hekuri,
tek gjimanzistët, që thurrnin vargëzime dashurie përmbi tekstin e saj:
“Ngrije kokën lartë moj se më mori malli/
vinte gusha jote moj aromë portokalli…”
Në të vërtetë ishte një këngë lirike.
Përmbante vargje të thjeshtë dhe një melodi të kapshme shpejt:
”Ne në portokalle moj,ç’të ndala unë ty’/
lulet e limonit moj ç’të binin në sy…”
Në dasma,përpara vellos së nuses,
gjitonia i këndonte, dashurisë ndërsa dhomëzat e vogëla mbusheshin me tingujt,me shpërthimin:
”Ngrije kokën lartë moj se më mori malli……….aromë portokalli”.
Me këtë këngë fillonte, përvijonte, mbyllej një dasëm këtu në jug,në shtëpitë qytetare ,por edhe sot është pikërishtë kështu.
5.
Kenga e shtegëtarëve të panjohur.Ka një aksiomë të hershme, që thotë:”Kur u linda unë se pyeta botën,ose …etj, etj,etj.
Por Meliha ma rrëfeu,disi më ndryshe .(Ajo sot edbte shuar nga jeta)mirepo mesazhi :
”Kam ardhur në jetë në kryeqytetin e vendit.
Jam lindur në 1933, në Tiranë. Origjina ime vjen nga Kosova. Nga qyteti, ku formua lidhja e dëgjuar e shqiptarëve në Prizren.
Prindërit e mi kanë zbritur nga Kosova aty rreth viteve ’30. Kemi banuar në Tiranë, ku kemi patur një një shtëpi. Nëna ishte një malësore fisnike nga Dibra e Madhe, nga fisi Shehrit.
Gërmat e para të shqipes i kam mësuar tek shkolla ”Avni Rustemi”. Atëherë ishte një sistem 7-vjeçare. Deri në vitin e dytë të 7-vjeçares qëndrova në Tiranë.
6.
Rrokullisje të pafata ose ndarja përmes dhimbjes.Në jug,rrëfimet njerëzia i fillon të lidhura me historin e vendit tëndë.Edhe rrëfimi i Meliha,ndoqi pikërisht këtë shtratë:”Babai im antifashist, i tronditur nga dhimbja e pushtimit të vendit, së bashku me xhaxhanë i internuan gjermanët. Xhaxhai im Xhevdet Doda është dëshmor i atdheut, i cili nuk u shpëtoi dot tmerreve të kampeve të përqëndrimit nazist. Nga ai ferr i çmendur shpëtoi gjallë vetëm im atë. Babai shkoi në Kosovë. Mbasi Shqipëria u prish me Jugosllavinë, ku gjendeshin padrejtësisht trojet e shqiptarëve, pas ”kirurgjisë së pamëshirshme” të fillimshekullit, babai shkoi andej, ne mbetëm këtej, unë dhe nëna ime. Është e vështirë të përshkruash një dhimbje të dyfishtë.
Zemra të lënduara
Gjurmët nëpër të cilat rrodhi jeta e këngëtares janë të lexueshme,por ajo shton:”Të vetmit, që u bënë strehë ishin njerëzit tanë në Tiranë, por edhe aty gjërat shpejt do të ndryshonin. Tashmë koncepti i lëvizjes shoqërore prek fëmijërinë time.
Aty rreth viteve ’47,të afërmit tanë, xhaxhai, dajot i nxorën nga kryeqyteti si familje të mëdha tregtare, duke i larguar për të mos u kthyer dot më. Më nënën shkuam në Shkodër, kishim një mbështetje. Aty përfundova të mesmen tek ”Shejnaze Juka”. Në 1952 mora emërimin në viset jugore.
7.
Qyteti me aromë portokaji.Një rrugëtim i panjohur për në jug të vendit,ka zanafillën e ardhjes së këngëtares drejt viseve jugore.
“Isha e tmerruar, ndërsa kthenim nëpër duart fletat. Atje lexohej: mësuese fshati Piqeras.
Nuk e di ,as sot ku bie, por e di, që është në bregdetin e Sarandës. Ndiihej po aq e dëshpëruar edhe nëna ime. Rrugëtimi u krye, por ne ”ngecëm” në Vlorë, në gjysëm të rrugës.
Qyteti jugor u bë pas kësaj” streha ime” e përhershme. Ishte viti 1952. Në këto rrethana qytetin me aromën e portokajve, e njoha.
Qëndrova 4 muaj pa punë. Gdhiheshim ngryseshim të vetmuara me një kosh plaçkash në dyert e hotel ”Sazanit”.
Filluam të na shfaqen vështirësitë e mëdha financiare, sepse rronim me ndihmën që na dërgonin dajallarët. Gjithë ato ditë na u kthyen në ankth. E provova se nuk ia dilnim do më.
Sa për jetën, ishte shkruar të hiqnim kështu, vuajtje pa fund. Paratë po shkonin çdo ditë, ndërsa nëna ime sëmurej vazhdimisht.
Nuk deshëm të shkonim më larg, të paktën në ato rrethana, që gjendeshin.
Ishte një tmerr. As rastësia nuk mund të na sillte dot asgjë për momentin. Ashtu e brengosur për të mos u larguar më nga ky qytet, por duke ndjerë një fije shprese shkova tek shtëpia e kulturës. Aty, ku takova Themistokli Monen, kënga më hyri si ai i ftohti deri në thellësi të shpirtit. Përgjithësisht unë vij nga një familje muzikantësh.
Halla ruante një freski për këngën. Gjyshi i binte, dajres, xhaxhai violinës, ndërsa babai mandolinës.
Kjo është një vegël muzikore që përdoret në trevat e Kosovës. Por, që kur isha tek ”Shejnaze Juka”, isha evindentuar si këngëtare. Zëri më buronte të paktën pa ndalesë, ishte i kthjellët. Në Shkodër, kur isha gjimnaziste, kisha kënduar me Simon Gjonin, një kompozitor i dëgjuar nga Shkodra. “Profesor Liu”(Th.Mone) arriti t’i kapë të gjitha vuajtjet dhe përjetimet e mia.
Do të këndoj i thashë, sepse më duhet të jetoj. Profesor Liu më ndihmoi kur me nënën time gjendesha në pikë të hallit.
Ai u kujdes, që të sistemohesha mësuese tek shkolla ”1 Maji”.
Isha 19 vjeç dhe sido dhe çfarëdo që këndoja, ndonëse me një brishtësi çupëline, më afruan në këtë qytet. Punova si mësues tek shkolla Nr.1, 2. Gjatë kësaj kohe jam aktivizuar shumë. Zëri ishte kristalizuar. Më ofruan vend në ditën, që estrada e qytetit u formua.
Kjo ishte edhe familja ime e parë. Ndiheshim të çliruar brenda bërthamës së parë. Estrada e Vlorë u formua me 15 vetë. Me mundim dhe këmbëngulje artistësh, M. Ferra, G. Vishi, V. Panozaqi, P. Sava, E. Shtrepi, M. Lako, bënë një estradë që t’i ndihet zëri shumë, por jo vetëm brenda këtij qyteti.
8.
Krijesa e papërsëritshme popullore:”Trio vlonjate”.

Identifikuar në këtë qytet,në muzikën e tij qytetare.
A se keni dëgjuar trion e famshme vlonjate,trion e Konstadinit,Melihas dhe Reshatit?
Ishte një formë e të kënduarit prej tre vetësh,lebrëit kur bëheshin tre këndonin,ndryshe s’kishin ç’të bënin!
Dukati nxori një mënyrë të kënduari me trio polifonike.
Kjo traditë, që është gjurmuar nga Themistokliu, ndoshta i ka rënë në vesh në fshatrat e Labërsië burimi mbetet i paindetifikuar,
mënyrën më të mirë ,të thjeshtë ,të shkurtër,pra konçize të këngës qytetare prej tre vetësh, që do të sillte në skenë suksesin dhe ndoshta kjo ka qënë edhe një mënyrë për të provuar ,mënyrë që do të rezultonte për kohën ngjitja në lartësi të paarritshme dhe të padiskutueshme muzikore.
Rrëfimi për gjetjen e kësaj mënyre Meliha e ka bërë kështu:
“Th. Mone me dimensionet e një artisti, me sytë, me mendjen në skenë, nxori “Dasmën vlonjate”.
Ishte kënga e të gjitha zonave si: Kanina, Lumi i Vlorës, “Birbili”. Mbas “Dasmës vlonjate” u pikëzua grupi.
Treshja ishte :
Reshat Osmani, Kostandin Thana dhe unë.
Trioja vlonjate u ndërtua e atillë :2 burra ishin marrësi dhe një lloj hedhësi të këngës, unë isha zëri i gruas.
Pra, ishte një formë e këngës popullore me konture të grupit lab.
Trioja vlonjate ishte forma e parë në atë kohë. Pas nesh nxori Gjirokastra dhe Lushnja.
Trioja vlonjate në ditën e saj të formimit përbëhej nga mosha më e re e këngës.
– Reshati ishte 25 vjeç.
-Kostandini 26.
-Meliha 22 vjeçe.
9.
Janë provuar trio të tjera, që nuk u ngjitën dot tek trio vlonjate.
10.
Casti i përhumbjes hyjnore –ose magjia shpirtërore . Pas lindjes së ides erdhi krijesa e parë e ngjizur në pentagrame muzikore.
Shfaqjen e këngës së parë të trios,Meliha e sjell në kujtesë se:
“Kënga e parë e trios vlonjate është:
“Ku këndojnë zogat o”.
Është një këngë me një vijë melodike të mrekullueshme. Burimi i saj ishte marrë nga fshati mbi qytet me traditë dhe histori, Kanina.
Gjurmuesi e kërkuesi Reshati.
Por promotori i trios ishte Reshati.
Reshat Osmani në pjesën më të madhe ishte gjurmues,kërkues melodish e motivesh nëpër fshatra ku gjendej tabani i këngës, që ishte ngjizur kaq hershën në mëndje e njërzve që e kishin ruajtur brenda shpirtit.
Melihaja e përshkruan në këtë mënyrë:” Ai bridhte fshatrave me ditë, gërmonte me pasion.
Këngët ,që ai gjente i merrte, i përpunonte në orkestrën popullore, karakteristikë për trion vlonjate.
Dhe pak nuk janë këto këngë të trios vlonjate.
Ai ka zbuluar këtë thesar. Pritja e mrekullueshme e trios, na i shtoi dëshirën për këtë gjetje. Filluam të bëjmë turne, madje për herë të parë si do të pritej. Njerëzit kurioz pyesnin tek autobuzi:” Ka ardhur trioja vlonjate?
11.
Këngët e trios në stepat ruse.Në stepa,muzgu përthithte shiun që rigonte.
Meliha mbanë mend koncertet në ish Republikat ruse të BS.
“Në 1957 na dërguan në Moskë në një koncert në festivalin e Moskës.
Aty morëm çmimin e tretë. Këngët e trios nën atë qetësi të stepave ruse, ishin nje magjepsje.
Ne bëmë turne nëpër BS, ishin tepër melodioze këngët tona,s’kishin ftohtësin e perëndimit të largët të stepave.
Këngët ishin:
“Hajde moj kumbull vlonjate”,
“Vajza myzeqare”. Kur u hap për herë të parë festivali i këngës në fundvitin 1961, këndova dy këngë. “Këndoj” ishte një kompozim i Avni Mulës dhe kënga “Vashëzo” e N. Uçit.
Shtypi bëri vlerësime të rëndësishme.
Më quajtën fillimisht si :”Milva e Italisë”. Në 1964 u ftuam në festivalin e Mesdheut në Egjipt. Aty na dhanë çmimin e dytë si dhe na bëne turne në Algjeri dhe Marok. Mbasi trio mori këtë famë, fillova të mbaj edhe peshën më të madhe të estradës. Kompozitori im ishte Reshat Osmani. Kënga “Arom portokalli” u bë hymni i Vlorës.
Nuk ka dasme apo gëzim pa kënduar këtë këngë.
Këngët e tjera të trios janë në nivelin e saj. Ja disa nga këto: “As po, as jo”,
“Do të vras bribilin”, “Festa e madhe”.
Dy herë kam marrë pjesë në festivalin kombëtar të Gjirokastrës.
Cmim në një festival në qytetin e Durrësit kam kënduar: “Jam shqipja e tokës labe”.
12.
Ngasje shpirtërore.Deri në vitin 1968 isha këngëtare profesioniste në estradë.
Por 4 vjet pas martesës më hoqën nga estrada dhe më dërguan mësuese tek shkolla “Teli Ndini”.
Dridhesha nga ankthi, por frika për të mos u kthyer më trembte, gjithçka ishte e ngritur si ajo shtëpia dhe mund të prishej.
13.
Zëri magjiplotë.Një zë i bukur kumbues i buruar , i latur në jug,ishte zëri i Melihas.
Në rrëfimin e sjellur me kujdes nga këngëtarja Meliha.D, ruhen edhe ditë-vuajtjet.
Ndoshta sillet një kohë ,që i ka lejuar vetes kapërcimin e hapesirave, mundësive të saj.
Ka edhe një paradoks tipik shqiptar,që shfaqej rëndëshm në kohën e shkuar.
Sa më i famshëm të jesh,aq më poshtë të rrëzojnë,sepse nuk ishte e vështirë për të rrëmuar nëpër biografitë dhe dosjet për të gjetur misterin e fshehur, që do të sillte gjëmën.
Meliha e gjënë në këtë mënyrë atë kohë:
“Përnatë shkoja dhe këndoja në estradë. Suksesin e kisha të garantuar. Madje regjizorët për këtë arsye më linin në fund. Zihesha me ata, më vendosni në fillim, nesër do të shkoj në punë dhe ne darkë do të jem këtu. Estrada jepte shfaqje çdo natë me përjashtim të së hënës. Në çdo premierë kam marrë pjesë . Kam kënduar edhe 8 muajshe shtatzanë, aq sa gjineokologu që u ndodh në sallë thirri: “Ik, tha, se ndryshe fëmijën do na i bësh në sallë”.
Dhe kur prisja një rikthim më hoqën fare nga shkolla. Më dërguan edukatore tek kopshti i shkollës “ Naim Frashëri”. Deri në pension aty punove. Kur shkoja nëpër turne, më quanin profesioniste, nuk e dinin se ç’mundim hiqja, e kisha zemrën copë-copë nga dëshpërimi.
Trio vlonjate u zbeh aty nga vitet ’83. Ishte koha e pensioneve, mosha e la këngën. Por e thënë ndryshe nga kjo trio, kush me shpirt, kush me vullnet e mbanin ndezur.Në takimin koncert të këngës në Vlorë, me këngëtarët më të mirë divat ishin Vaçe Zela, Qemal Kërtusha. Ishte një rivalitet i fortë. Nuk po gjeja qetësi, sepse më kishin vendosur pas Vaçes. Dridhesha se pas çmimit të Vaçes, çdo këngë e jona do të tingëllonte e zbehtë.
Ti do të dalësh, më thanë, se të do populli. Ishte e bindur salla se ishte këngë e mirë, që më priti. Unë përpiqesha të gjeja, këngët që i donte populli.
13.
Zbardhja e mengjezit-pjesa e shifruar e ëndërrës
Trio në vitet ’90 nuk i përngjiste shprehjes ”e vdekur por e pakallur”,por sa më tepër thërmoheshin vitet, trio ndizej më shumë me shkëlqimin ,bëhej më e bukur, ndriste si nuri dhe bëhej më tepër e kërkueshme.I përngjiste floririt,që sa më shumë e rrahin llohërat,më i bukur dhe më tepër ndriçim sillte.Trio vlonjate përmbante elementë të këtij floriri muzikor qytetar.
Tabani ynë i papërsëritshëm mbetet bukurisht i bukur.Kopjuesit varfërishtë të varfër.Në distancë janë si hemisferat në glob,nga ekuatori i këngës do të jenë të ndarë,por të larguar njëqindfish… një ditë si ditët e tjera të tranzicionit shqiptar.Këtë ta thonë me dhimbje shumë këngëtarë,nga brezi i atyre këngëtarëve që sollën këngën qytetare në këto nivele.Askush,të paktën deri më sot,nuk e ka zënë dotë vendin e trios vlonjate dhe piedestalin e këngëtares popullore Meliha Doda.Trio vonjate Reshati,
Konstandini dhe Meliha janë të papërsëritshme.

Loading...