Në media kanë qarkulluar shumë skenarë, por ai që merr më shumë kuota lidhet me Champions dhe Europa Leagu. Bëhet fjalë për një format të aplikuar nga qeveria europiane në Ligën e Kombeve.
Pra një “final-four”, me dy gjysmëfinale dhe një finale në një qytet të vetëm, që me shumë mundësi do të jetë Stambolli.
Një tjetër vendim që pritet të merret nga UEFA pas video-konferencës me 55 federatat anëtare ka të bëjë me EURO 2020. Në këtë situatë alarmante të lidhur me përhapjen e shpejtë të Covid-19 në të gjithë Europën është e pamundur të bësh planifikime afatagjata.
Për këtë arsye, zgjidhja më e mirë është shtyrja e turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për në verën e viti të ardhshëm. Ky opsion do t’i jepte mundësi të gjitha federatave të mbyllnin sezonet që tashmë janë ndërprerë.