Vasillaq Godo (1943). Aktor. Lindi ne Vlore, me 15 shkurt. Eshte nder aktoret themelues te teatrit “Petro Marko” te Vlores, ne vitin 1962. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve* per aktor, ne vitin 1967. Ka realizuar mbi 90 role, duke qene nder aktoret kryesore te ketij teatri. Eshte protagonist qysh ne premieren e pare te teatrit te Vlores te drama Fundosja e Skuadres e Spahivogli*. Ka spikatur per lojen e tij realiste ,me nje ze te plote ,i parapelqyer per te jetesuar figura epike ,heroike ,duke gershetuar aty me maturi dhe sens artistik anet e madherishme me ato humane ,sikunder jane Hodoja te Lidhur si fisheke gjerdani ,Batoja te Jatagani ,Isa Boletini te Besa e trojeve etj.
Perpos rrafsheve epiko-romantike e dramatike ,aktrimi i tij, vecanerisht kohet e fundit ,ka levizur edhe ne rrafshe te komikes duke fituar shprehesi te holla humoristike, ku ndihen qarte ,gjithashtu ,prerjet satirike te personazhit ,grotesku dhe sarkazma. Nder rolet e tjera te spikatura jane ato te realizuara ne pjeset ;Nje dashuri e tille (Vasllav Kral ),Per ata qe jane ne det ,Sezoni dimeror i kafe “Rivieres’’,Tri mendjet ne ankand (Profesori ),Rinoqeronti, Njeriu i bores, Terroristi i nje qyteti ,S.O.S.ne hotel ,Para semaforit ,Cece (Cecea ),Shpirti i ujkut (Aleksi).V.Goda ka qene ,gjithashtu, recitues i poezise dhe i prozes shqipe ne shume koncerte te fjales artistike .
Vasillaq Godo është ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko” të Vlorës
Loading...