Viktor Tahiraj, kantautori vlonjat 40 karat. Djali i dashur i Labërisë

Cilkli i me shkrime i Labëria News  “Njerëzit e ndritur të Labërisë”

Viktor Tahiraj

Viktor Tahiraj është një kantautor vlonjat 40 karat, me shume fame ne Shqiperi.I lindur në Vlorën e flamurit dhe duke qenë një vlonjat klasik ka ekzekutuar këngë të lehta vlonjate. Ka qenë pjesmarrës dhe fitues i shumë çmimeve, në shumë Festivale kombëtare të muzikës së lehtë, madje me trion e formuar nga kantautori vlonjat së bashku me Aleksandër Gjokën dhe Manjola Nallbanin interpretuan këngën fituese në dhjetor 1992. Viktor Tahiraj njihet githashtu nga paraqitjet e tij karizmatike, nga tipi i çiltër dhe i lirë i interpretimeve, si një nga figurat e shquara të Teatrit Petro Marko të qytetit të Vlorës, por edhe për interpretimet në italisht të këngëve të mëdha italiane të viteve 80′-90′. Viktori, djali i dashur i qytetarëve vlonjatë, është interpretuesi i himnit të skuadrës së futbollit Flamurtari te Vlorës.

Në Dhjetor 1990, Viktor Tahiri merr pjesë në Festivali i 29-të në RTSH me këngën “Botë E Dashurisë”. Në Dhjetor 1991, Viktor Tahiraj merr pjesë në Festivali i 30-të në RTSH me këngën “Rozeta”. Në Dhjetor 1992, Viktor Tahiri merr pjesë në Festivali i 31-të në RTSH me këngën “Veç Atëherë Jam I Qetë”. Në Dhjetor 1992, Aleksandër Gjoka, Manjola Nallbani & Viktor Tahiraj marrin pjesë në Festivali i 31-të në RTSH me këngën “Pesha E Fatit”.

Shijoni kete video fantastike : 

Loading...