Edhe pse u lind dhe u rrit larg Shqipërisë dhe Vlorës prinderit e tij e rriten me ato tradita dhe me ato zakone qe ka Shqipëria dhe Labëria. Me kalimin e viteve ai filloi të kuptonte vlerën e vërtetë të muzikës ne pergjithesi e sidomos muzikës popullore te jugut por edhe të këngës labe.
Në moshën 4 vjeçare para se të ndahej nga jeta gjyshi i tij e merrte në krah dhe i thoshte “hajde tja marim kenges o labi gjyshit…”. Ja si shprehet Luka në lidhje me këto kujtime nga gjyshi i tij : “Sot qe ai me shikon nga lart mendoj se ndihet shum krenar per mua.. sepse prej asaj moshe nuk ju ndava më kenges dhe ska pas ditë të jetes time ta kaloja pa muzikë. Si ne ditet te veshtira ashtu dhe ne ditet me te mira ajo me qendronte afer dhe me ndimonte ti kaloja te gjitha veshtiresitë, prandaj titulli kenges time te parë eshtë ‘Kënga me shton jeten’.
Luka thotë se këngën labe ja ka mësuar nëna e cila i ka qëndruar pranë në çdo moment. Ajo i ka qëndruar pranë në çdo hap qe ai ka hedhur duke e këshilluar gjihmonë për muzikën, duke e vënë në dijeni hapur dhe me sinqeritet për gabimet dhe pa u rezervuar nga fakti se mos Luka demoralizohej.
Babai i Lukës përkundrazi nuk ka patur asnjë lidhje me muzikën dhe këngën por falë atij ai nuk e ka kursyer dashurinë për vendin e tij dhe të prejardhjes së tij.
“Sot në sytë e tij shikoj babain me të lumtur dhe me krenar ne botë, per djalin qe u rrit ashtu sic ai deshironte. I falenderoj pa fund dy prindërit e mi per edukaten qe me kan dhenë” – Shprehet Luka. Sa herë që Luka vjen në Shqipëri mblidhet me njerëzit e zemrës dhe kënaqet me kënget dhe vallet e traditës sonë.
Rreth këngës :
Muzika & Orkestrimi: Vani Rushiti
Teksti: Vojsava Alia
Klarinet: Maldin Avduli
Kitare: Viktor Rushiti
Video: Fourinfinitproduction
Ndiqni video e tij fantastike në youtube duke klikuar te lidhja më poshtë dhe e mbeshtesni kete djale laberie duke e shperndare dhe pelqyer sa me shume.
@Laberianews